Tentimi i 26-të, Kajtazi: Ky regjim është ndër më të rrezikshmit, vjedh dhe helmon

Gazetari Vehbi Kajtazi ka vlerësuar se konstituimi i Kuvendit do të dështojë edhe sot pas 26 herësh teksa fajtor e ka bërë Vetëvendosjen, të cilën e ka cilësuar regjim me “hundë të bardhë”, pas raportimit se një bos i drogës që u arrestua të martën është i afërt me Albin Kurtin dhe Xhelal Sveçlën.

“Regjimi me ‘hundë të bardhë’ e provon fatin për herë të 26-të, dhe sërish dështon”, ka shkruar Kajtazi.

Sipas tij, ky regjim është ndër më të rrezikshmit, sepse përveç se vjedh në mënyra të ndryshme, edhe helmon.

“Prandaj, këtij regjimi me “hundë të bardhë” duhet t’i rezistojmë, nëse duam ta shpëtojmë këtë vend”, ka thënë gazetari Kajtazi.