Presidentja Osmani sot takon partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do t’i pres në takim përfaqësuesit e partive politike.

Osmani, me ata do të konsultohet për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes deklaroi dje për Klankosova.tv. se menjëherë pas konsultimeve, shefja e shtetit do të caktojë edhe datën e zgjedhjeve.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, deklaroi Kupina.

Mbetet të kuptohet se cila do të jetë data e mbajtjes së zgjedhjeve për votimin e pushteteve lokale.