Albin Kurti lë anash kritikat, kështu ja hedhë valles në një dasëm!

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kohën e fundit dukshëm ka shpeshtuar paraqitjet e tij në publik.

Ndonëse jemi mësuar që në të shumtën e rasteve ta shohim si person që vetëm kritikon, në videon e siguruar nga Indeksonline ai duket krejtësisht më ndryshe.

Kurti ka qenë i ftuar nderi në një dasëm, dhe dukshëm vërehet se i ka dhënë frymë pozitive këtij ahengu.

I pari i LVV nuk ka përtuar të jetë pjesë e vallës, derisa ndodhet mes çiftit të sapomartuar!