SBU-ja e Ukrainës pretendon se sulmi i kushtoi Rusisë 7 miliardë dollarë dëm

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) pretendon se sulmi i sotëm në aeroportet në Rusi ka shkatërruar 34% të bombarduesve strategjikë të Rusisë të aftë për të mbajtur raketa.

Në një postim në mediat sociale, SBU tha se operacioni i saj “Rrjeta e Merimangës” i kushtoi Rusisë 7 miliardë dollarë.

“Po bëjmë gjithçka që mundemi për ta larguar armikun nga toka jonë!”

“Do t’i godasim në det, në ajër dhe në tokë. Nëse është e nevojshme, do t’i nxjerrim nga nëntoka”, shkruan SBU në një postim në Telegram, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.