AKB: Kosova rrezikon të humbasë mbi 1 miliard euro për shkak të ngërçit politik

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka shprehur shqetësim të thellë për dështimin e 21 më radhë të konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ai ka theksuar se për shkak të mosfunksionimit të institucioneve, Kosova rrezikon të humbasë 880 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian për mbështetje ekonomike dhe zhvillimore.

“220 milionë euro nga programet e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Këto fonde janë jetike për infrastrukturën, energjinë, zhvillimin e ndërmarrjeve dhe krijimin e vendeve të punës. Ngërçi politik po dëmton rëndë ekonominë, po rrezikon të ardhmen e qytetarëve dhe po largon investitorët. AKB-ja kërkon zhbllokim të menjëhershëm të institucioneve dhe veprim të përgjegjshëm politik”, ka pohuar Agim Shahini, kryetar i AKB-së.