Përmes një deklarate, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka përgëzuar Kosovën për kthimin e qytetarëve të saj që gjendeshin në vatrat e luftës në Siri.
Në vazhdim, teksti i Deklaratës:
“SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria: katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë. Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e së njëjtës rrugë. I duartrokasim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve.
SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetëra vende tjera”.