Aksidentohet autobusi me studentë në Kolumbi, dhjetë viktima

Një ekskursion i studentëve dhe profesorëve të një kolegji përfundoi në tragjedi në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën 10 persona dhe duke plagosur 11 të tjerë.

Shoferi humbi kontrollin e automjetit që po transportonte 26 pasagjerë nga Tolima në Quindio.

Disa njerëz u hodhën nga autobusi kur ai goditi një pengesë të urës.

Universiteti Humboldt në qytetin kolumbian të Armenisë ka shpallur dy ditë zie pas humbjes së dhimbshme të disa kolegëve, studentëve, profesorëve dhe administratorëve në aksident.

Autobusi mbante “22 studentë, dy mësues dhe një punonjës komunikimi”, theksoi rektori i universitetit Diego Fernando Jaramillo Lopez.

Aksidentet rrugore janë një nga shkaqet kryesore të vdekjes në Kolumbi, me një mesatare prej 22 vdekjesh në ditë në vitin 2024.