Julian Alvarez po shndërrohet në një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar veror pas një sezoni të shkëlqyer me Ateltico Madridin në vitin e tij të parë në Spanjë.
Sulmuesi argjentinas realizoi 29 gola dhe asistoi në gjashtë të tjerë këtë sezon dhe u kthye në një pikë kyçe në formacionin e Diego Simeones.
Forma e tij ka tërhequr vëmendjen e tre gjigantëve evropianë si arsenalit, Liverpoolit dhe Bayern Munichut, që po e ndjekin nga afër.
Bayerni e sheh Alvarezin si një pjesë të rëndësishme për të ardhmen, me idenë që ai të jetë tandem me Harry Kane.
Në Angli, Arsenali kërkon një sulmues efikas për t’i dhënë më shumë cilësi repartit ofensivë, ndërsa Liverpooli nuk përjashton një marrëveshje që përfshin edhe Darwin Nunez.
Atletico nuk është kundër shitjes, por vetëm nëse vjen një ofertë mbi 100 milionë euro, që reflekton vlerën aktuale të lojtarit.
Edhe Barcelona ka qenë e interesuar për lojtarin, por duket se katalunasit janë tërhequr duke marrë parasysh krizën financiare.
Gjithsesi në verë pritet një garë e nxehtë nga tre top klubet evropiane si Arsenal, Liverpool dhe Bayern Munich për yllin argjentinas.