Kurti gjen një rrugë pa kamera për t’u futur në Kuvend

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka shmangur çfarëdo paraqitje në mediat serioze të vendit, sikurse çdo mikrofon që i është drejtuar rrugës për në Kuvend, vendosi që sot të shkojë atje përmes një rruge alternative, dhe jo kah ishin gazetarët.

Kryetari i LVV-së përdoru hyrjen kah parkingu për t’u futur në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive, e cila pasuksesshëm, u ndërpre sërish, për të 21-tën herë.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot gjeti një tjetër hyrje për t’u futur në Kuvend.

Pasi Albulena Haxhiu dështoi disa herë me radhë që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare, LVV-ja po e hedh në votim çdo dy ditë propozimin për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili gjithashtu nuk po i merr votat e nevojshme.

Partitë tjera shqiptare argumentojnë se është shkelje ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit.

Gjykata Kushtetuese po e shqyrton një pyetje që ka shkuar atje në lidhje me këtë çështje.