Çitaku bën apel për reflektim: Qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur për media pas dështimit të seancës së 21-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.

Ajo bëri apel për reflektim, pasi tha se qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë.

“Qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë, ata kanë votuar për të ndërtuar institucione të reja. I bëjmë apel që të reflektojë në mënyrë që të ecim tutje. KËrkoj falje që nuk po kemi lajme më të mira me iu dhënë”, tha Çitaku.