Është iniciuar procedurë penale për falsifikim dokumentesh ndaj një personi në Gjakovë.
I dyshuari është ndalur nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në fshatin Rakovinë, me ç’rast drejtuesi i automjetit me targa të Maqedonisë së Veriut ka qenë me patentë të falsifikuar, të lëshuar gjoja nga shteti zviceran.
I dyshuari është nga fshati Dobrosh i Gjakovës, njofton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur, se shoferi i cili kishte masë mbrojtëse aktive është dënuar me gjobë prej 500 euro, disa pikë negative dhe ndalim drejtimi për 6 muaj. / Klankosova.tv