Deputetja e LDK’së, Jehona Lushaku Sadriu ka folur para nisjes së seancës së 20-të për konstituimin e Kuvendit.
Lushaku – Sadriu, thotë se moszgjedhja e kryetares së Kuvendit, shpërfaq një paaftësi të partisë fituese.
“Partisë fituese i ka takuar me propozu kryetarin e Kuvendit dhe tani për të 20-tën herë po provojmë ta kemi konstituimin e Kuvendit, një proces tepër i rëndësishëm për demokracinë tonë, por edhe i domosdoshëm. Kjo ka shpërfaq një paaftësi të partisë fituese për ta siguruar shumicën në Kuvend. Kjo tregon shumë që kjo parti nuk ka lënë aspak hapësirë për partneritet përmbajtësor.
Kjo është fatkeqësi sepse ne jemi duke u përballur me procese tepër të vështira te qytetarët.
Energjia elektrike është shtrenjtuar, është bërë e detyrueshme për shumë biznese të falimentojnë në Kosovë dhe kjo krizë do të reflektojë në rritjen e cmimeve të produkteve.
Kjo e shpërfaq mendësinë e VV’së se si do ta sheh shtetin e Kosovës”, deklaroi Lushaku-Sadriu.