Sot me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll.
Beteja do të zhvillohet në mes të Prishtinës dhe Llapit.
Për të dyja skuadrat, kjo lojë është shumë e rëndësishme pasi fituesi i Kupës së Kosovës siguron edhe kualifikimin në garat evropiane, përkatësisht në kualifikueset e Ligës së Evropës.
Drejtësinë në këtë ballafaqim do ta ndajë gjermani, Robert Schroder, njofton Klankosova.tv.
Kjo përballje do të transmetohet kanalet sportive të platformës më të madhe televizive, Artmotion, në kanalin Sport1.