Krasniqi takon Këshillin Politik të PDK’së, diskutojnë për zhvillimet në Speciale: Kosova ndodhet në udhëkryq politik

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar një takim me këshillin politik të PDK-së, të cilët i ka vlerësuar si ‘‘personalitete me përvojë të jashtëzakonshme’’, shkruan Gazeta Express.

Në takim ata kanë diskutuar për ‘‘udhëkryqin’’ ku ndodhet Kosova, dhe për sfidat e socio-ekonomike.

Po ashtu, në takim ata kanë diskutuar edhe për zhvillimet në Dhomat Specializuara në Hagë.

‘‘Në një periudhë kaq të ndjeshme për vendin, ndihemi më të sigurt dhe më të vendosur kur kemi pranë një elitë të tillë politike – të gatshëm për të dhënë mendim, për të ndihmuar me përvojë dhe për të kontribuar me përgjegjësi për të ardhmen e Kosovës’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Sot pata kënaqësinë të takoj Këshillin Politik të PDK-së – personalitete me përvojë të jashtëzakonshme, me kontribut të çmuar ndër vite dhe me dije të thellë për zhvillimet politike e shtetërore në vendin tonë.

Diskutuam hapur për udhëkryqin politik ku ndodhet Kosova sot, për sfidat e mëdha socio-ekonomike, për organizimin e brendshëm të partisë para zgjedhjeve lokale, por edhe për zhvillimet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në një periudhë kaq të ndjeshme për vendin, ndihemi më të sigurt dhe më të vendosur kur kemi pranë një elitë të tillë politike – të gatshëm për të dhënë mendim, për të ndihmuar me përvojë dhe për të kontribuar me përgjegjësi për të ardhmen e Kosovës.

Mirënjohës për bashkëbisedimin dhe angazhimin e secilit prej tyre. /GazetaExpress