Mbrëmë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, mysafirë ishin ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde dhe ai i Frances Olivier Guerot, me të cilët u diskutuan shumë tema me rëndësi, nga politika por edhe fusha të tjera.
S’kishte si të mungonte edhe tema e sigurisë, në veçanti situata në veri.
Lidhur me këtë, ambasadori Guerot, pati edhe porositë e tij.
Ai tha se Kosova mund të kontribuojë në sigurinë e Evropës, është të mos eskalojë situata në veri.
“Të veprojë në mënyrë aktive dhe të mundohet të zgjidh çështjet e pazgjidhura me Serbinë. Dhe një tjetër kontribut do të ishte të mos eskalohet situata në veri”, deklaroi ai.