Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut, ku një pacient ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i spitalit.
Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.
Elshani tha se rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.
“Rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës së spitalit. Trupi i pajetë është dërgu në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Elshani. /Reporteri.net/