Kolona të gjata janë krijuar tek dalja në kufirin Shqipëri-Kosovë në Qafë Morinë.
Sipas disa pamjeve dhe informatave nga qytetarët që i kanë dërguar Klan Kosovës, qëndrimi në kolonë zgjat përmbi një orë e gjysmë.
Klan Kosova nepërmjet telefonit ka kontaktuar me Qendrën për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në përgjigjen e zyrtarëve të QMK-së u tha se problemi nuk qëndron tek pjesa e tyre, por tek pala shqiptare.
“Te ana jonë nuk ka kolona. Kolona ka kah ana e Shqipërisë”.
Edhe në faqën e këtij institucioni bëhet e ditur se hyrjet dhe daljet në këtë pikë kufitare nuk zgjasin më shumë se pesë minuta, njofton Klan Kosova.