Një kamion është përfshirë nga zjarri në dalje të autostradës në Fushë-Kosovë, duke shkaktuar bllokim të plotë të qarkullimit në këtë pjesë të rrugës.
Nga njësia e autostradave në një përgjigjeje për Klankosova.tv, kanë bërë thirrje që të shmanget kjo rrugë deri në një njoftim të dytë, pasi pritet që bllokimi të zgjasë për një kohë të pacaktuar.
Shkaktarët e incidentit ende nuk janë bërë të ditur, ndërsa qytetarëve u rekomandohet të përdorin rrugët alternative.