PËRBALLJA E ASHPËR: Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Takimi i analistit Nexhmedin Spahiu me ministrin serb, Marko Gjuriq, është komentuar sonte në Pressing në T7.

Ish-nënkryetari i OVL UÇK, Nasim Haradinaj, i tha Spahiut se “e ka ngarku vetën pa nevojë”.

Pjesë nga debati mes tyre, kur Haradinaj e pyeti pse është takuar me Gjuriqin.

Haradinaj: Kujt me i ndihmu?

Spahiu: Kosovës

Haradinaj: Atij kujna me ja zbutë…Ska qëndrime të mira ai ndaj nesh. A shkove mi ndihmu kësaj qeverie, apo të ardhsmes që vjen. A beson ti që ai i ndryshon qëndrimet? Kujt shkove mi ndihmu ti…A po don me tutë Gjuriqin, pse po tutesh

Haradinaj: Spo ma kap logjika, që se din çfarë mendimi kanë Gjuriqi dhe ke shku me i thanë zbuti pak qëndrimet për Kosovën…