Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jashari, është shtrirë në Spitalin e Pejës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i sindikatës, Ymer Ymeri, i cili tha se Jashari ka pësuar tronditje pas një episodi marramendjeje, mirëpo fatmirësisht tashmë gjendja e tij është stabile.
“Gjendja e tij është përmirësuar, sepse dje e ka pasur më të rëndë. Tash është në Spitalin e Pejës, ku po merr trajtim mjekësor,” deklaroi Ymeri.
Ai shtoi se shpresojnë në përmirësim të mëtejshëm të gjendjes së Jasharit në ditët në vijim.