Guri shkruan për pritjen e Halilajt nga Peci e Gërvalla, përmend rastin e dhunimit të së miturës nga Drenasi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka reaguar pas anëtarësimit të avokatit Gazmend Halilaj në partinë “Guxo”.

Ai ka përmendur një rast ku Halilaj ishte përfshirë, atë të dhunimit të vajzës së mitur nga Drenasi.

“Besoj që të gjithëve ju kujtohet rasti monstruoz i dhunimit të vajzës së mitur nga Drenasi. Fillimisht e dhunoi arsimtari; kur ajo e raportoi në polici, e dhunoi polici; e në fund, prokuroria ia zbuloi bisedat edhe avokatit të saj” – ka shkruar Guri.

Tutje, deputeti ka përmendur se Faton Peci e Donika Gërvalla e pritën me nderime të larta në parti.

“Dje, Faton Peci dhe Donika Gërvalla e pritën të njëjtin me nderime të larta në parti. Imagjinoni si ndihet sot viktima, kur sheh që dy ministra të Republikës së Kosovës e quajnë atë ‘guximtar’. Për çfarë guximi e keni fjalën?!”.