Kurti rrezikon t’i falimentojë bizneset me energjinë e shtrenjtuar, Ymeri e LDK-së: Shteti po dëshiron të bëhet vetë biznes

Tashmë 1 mijë e 300 biznese – që punësojnë mbi 100 mijë persona – Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i hedh në të ashtuquajturin “treg të lirë” me vetëm një ofertues, KESCO-n, me çmime mbi 250% më të shtrentja se ç’i kan pasur deri tash.

Janin Ymeri nga Lidhja Demkratke të Kosovës, këtë vendim të ZRrE-së (të emëruarve nga Vetëvendosje) e sheh veçse si synim që shtetit të bëhet vetë biznes.

Ta dini se përjashtimi po bëhet sot edhe tani për përfitime të tregtimit të energjisë elektrike nga ana e shtetit. Pra shteti dëshiron të bëhet vet biznes, bile cakton edhe vëllaun si një ndër punonjësit zyrtar për këtë punë”, shkroi Ymeri.

Postimi i plotë:

Të nderuar kosovarë,

Asesi, në asnjë mënyrë të mos mendojmë se uzurpatori I qeverisë VV-ja ka skemë mbështetëse për përjashtim nga tregu i rregulluar i energjisë elektrike.

Kjo është si karamele, që nëse je i mirë me pushtetin të jepet ndonëse je përjashtuar nga shtëpia, i jep tatimet qeverise dhe ngrin nga të ftoftit.

Ta dini se përjashtimi po bëhet sot edhe tani për përfitime të tregtimit të energjisë elektrike nga ana e shtetit.

Pra shteti dëshiron të bëhet vet biznes, bile cakton edhe vëllaun si një ndër punonjësit zyrtar për këtë punë.

Mund te thuani si, pse:

Kosova me VV ma shumë ka shit rrymë elektrike se sa ka blerë në vlerë monetare 2024

Energjinë elektrike e blejmë më shtrenjtë se bursa ndërkombëtare se me Kurtët është vendos të blejmë nga një bursë e vogël ku edhe i njeh ofertuesit.

Kur lirohet KEK nga kërkesa për energji elektrike çfarë bëhet sic thoshte znj. Rizvanolli me “tepricat”.

Tepricat bëhen miliona, shitet rryma.

Kur na nevojitet energji elektrike, blehet nga disa kompani, blehet më shtrenjtë, përderisa organizohen remontet pikërisht në atë kohë.

A po ju duket biznes?

Veç të mos harrojmë, po bëhet me tatime tona edhe përjashtimin tonë.