Ka ndërruar jetë në spital 50 vjeçari Bernard Uka, i cili u vetëplagos sot rreth orës 11:55 në banesën e tij përballë godinës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
“BalkanWeb” raporton se arma me të cilën 50 vjeçari qëlloi veten i përkiste partnerës së tij, efektive policie.
Ndërkaq dyshohet që ngjarja të jetë aksidentale.
“Rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohet se është vet’plagosur me armë zjarri shtetasi B. U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.
(BalkanWeb)