Shqetësimi i sindikalistit: Askush nuk e merr përgjegjësinë për “Pastrimin”

Kryetari i sindikatës së re të ndërmarrjes publike “Pastrimi”, Ardian Krasniqi u shpreh se nuk kanë mjete dhe se fajin nuk po e merr as menaxhmenti dhe as Komuna e Prishtinës.

Sipas tij, momentin që operatorët privat janë paguar me pagat e tyre prej 420 mijë euro, ka sjellur në këtë gjendje ndërmarrjen “Pastrimi”, duke u paguar nga 230 apo 250 mijë euro, transmeton Klankosova.tv.

“Ne jemi pa mjete, komuna thotë i ka fajet menaxhmenti, menaxhmenti thotë unë nuk kam të ardhura na i kanë ndalur. E vërteta është që dy operatorët privat, vitin që shkoi na kanë pru në atë gjendje.Ne kemi pasur kontratë me vlerë 420 mijë euro, të cilat i kanë kaluar privatit në momentin që ka operu ai, ne nuk i kemi marrë nga 420 mijë por 250-230 mijë dhe kemi ardhur aty ku jemi. Neve si punëtor na intereson me pas naftë, kamion e rrogë. Na tha se këto ditë do bëhet një seancë për me na ndihmu dhe u fol për një kontratë 1.5 milionëshe që të nënshkruhet ajo”, tha Krasniqi.