Ambasadorja amerikane në detyrë shkon në veri, i çon një mesazh Qeverisë së Kosovës

Në dritën e disa tensioneve të reja në veri të vendit pas mbyllje së disa zyreve të strukturave paralele serbe, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, qëndroi në veri ku u takua me politikanë lokalë atje.

“Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të sigurojë se qytetarët e vet mund të jetojnë në mënyrë paqësore”, shkroi ambasada amerikane në një njoftim për media.