Fitorja befasuese e Nicusor Danit në zgjedhjet rumune sjell lehtësim për BE-në e NATO-n

Pas muajsh trazirash politike dhe zgjedhjesh të anuluara, Rumania ka zgjedhur presidentin e ri, Nicusor Dan, një politikan pro-Bashkimit Europian dhe pro-Ukrainës, që do të përfaqësojë vendin në një moment të vështirë gjeopolitik. Fitorja e tij në balotazh ndaj kandidatit ultranacionalist, George Simion, shënon një vazhdimësi të kursit properëndimor, tha ekspertja Oana Lungescu.

Dan, i cili fitoi 54% të votave, mori mbështetje të gjerë, përfshirë nga liderë të BE-së si Emmanuel Macron dhe Donald Tusk. Pas fitores, ai u angazhua për marrëdhënie të ngushta me Shtetet e Bashkuara dhe përkrahjen e Ukrainës në luftën ndaj Rusisë. Megjithatë, sfida e tij më e madhe do të jetë qetësimi i tensioneve politike brenda një parlamenti të fragmentuar dhe emërimi i një kryeministri të ri që mund të sigurojë shumicën.

Zgjedhja e Danit ka lehtësuar Brukselin dhe NATO-n, ndërsa Rumania mbetet një aleat i qëndrueshëm në rajon. Pavarësisht kritika nga administrata Trump, Dan shihet si një lider i besueshëm, që synon të ruajë marrëdhëniet e ngushta me Perëndimin dhe të mbrojë interesat e vendit në një Europë të pasigurt.