Limaj: Duhet t’i thërrasin ndërgjegjes të gjithë, Kosovën e presin shumë telashe

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosovën e presin shumë telashe.

Ai tha se vendi ka nevojë për qeveri efektive.

“Forcat politike janë këto, rruga e vetme që Kosova si shtet është përmes bisedimeve. Secili duhet t’i thërras ndërgjegjes, në mënyrë që të përfundojë kjo situatë. Kosovën e presin shumë punë, telashe. 6 muaj nuk kemi qeveri efektive, vendi ka nevojë, na presin projekte, punë. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë, por forcat e mëdha e kanë përgjegjësinë kryesore”, tha Limaj.