Vendosi xhiron e fundit: PSV shpallet kampion, Ajaxi e humbi në fund titullin

PSV Eindhoven është kampionia e re e Eredivisie për sezonin 2024/25, pasi e mbylli kampionatin me një fitore të rëndësishme 3-1 në udhëtim ndaj Sparta Rotterdam, duke ruajtur avantazhin minimal ndaj rivalëve të Ajaxit.

Skuadra e trajnerit Peter Bosz hyri në javën e fundit të kampionatit me vetëm një pikë më shumë se Ajaxi dhe arriti ta mbrojë epërsinë, pavarësisht fitores 2-0 të Ajaxit kundër Twentes.

PSV përfundoi sezonin me 85 pikë, një më shumë se Ajax, i cili gjatë fazës së fundit kishte përmbysur gjithçka pasi udhëhiq për shumë xhiro, por katër të fundit nuk arriti të marr fitore, ku nuk mjaftoi për të marrë titullin fitorja e sotme.

Në këtë ndeshje vendimtare, Ivan Perisic hapi serinë e golave për PSV në minutën e 27-të për 1-0. Sparta barazoi në minutën e 52-të me Gjivai Zechiel, por reagimi i PSV-së ishte i menjëhershëm. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Noa Lang asistoi për Luuk de Jong, i cili riktheu epërsinë për kampionët.

Epilogu i ndeshjes erdhi në minutën e 84-të kur Malik Tilman shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren dhe titullin për PSV.

Jordan Henderson dhe Wout Weghorst i shënua golat për Ajaxin në fitoren e sotme ndaj Twentes 

Ky ishte një sezon i jashtëzakonshëm për PSV, që e mbylli me shtatë fitore radhazi, ndërsa Ajax, pas një epërsie prej nëntë pikësh pesë javë para fundit, u rrëzua me humbje dhe barazime vendimtare që i kushtuan titullin. /Telegrafi/