Problemi i menaxhimit të mbeturinave vazhdon të mbretërojë në Prishtinë, duke shqetësuar qytetarët dhe duke krijuar një pamje të pakëndshme në kryeqytet.
Mbeturinat e grumbulluara janë parë edhe në rrugën “Rexhep Luci”, një prej pikave kryesore të qarkullimit.
Qytetarët që kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejt, për Klankosova.tv, kanë dërguar pamje nga grumbullimi i mbeturinave që pothuajse e kanë bllokuar edhe parkingun.