Qershitë ka kohë që janë përflur të keë shkuar deri në 15 euro për kilogram, ndërsa sot opinionisti Shenoll Muharrmei ndau një moment nga marketu kur një grua po i komentonte qershitë me çmim prej 9 eurosh për kilogram.
Postimi i Muharremit:
Sot ma herët në market një zojë ish duke i kqyrë qershitë… Kishin qenë të kuqe, të mira, si me qenë modele të insagramit.
Kur tha ‘këto të bukur po duken, ama janë me mish mrena, kanë krimba!’
Nuk di a e pat me ironi a cka. Pastaj si me qenë eksperte e ekonomisë e inflacionit tha ‘Për qat arsye paskan bo 9 euro, sa mishi!”
Qeshem pak bashkë qaty.
Po realisht nuk është koha e qershive ende. Qershor=qershi. Atëherë cmimi është më i lavërdishëm se ka më shumë ofertë në treg.
Edhe ashtu për ne me rëndësi është cmimi i specit, kafës, e bukës, se për qershinë edhe 40€/kg me shku nuk e prekim e nuk mërzietmi fort. Pak hajgare qaty edhe kalon:)