Në Ferizaj, heroi i kombit Ahmet Hoxha po nderohet me turneun memorial në pingpong

Për nder të përvjetorit të rënies së heroit të kombit Ahmet Hoxha, në Ferizaj po mbahet turneu memorial tradicional në pingpong.

Hoxha ka qenë bashkëluftëtar i komandantit Adem Jashari, Zahir Pajazitit dhe Salih Çekut.

Më 21 maj të vitit 1999, Hoxha, së bashku me shumë të burgosur të tjerë, kishte qëlluar në oborrin e burgut në Dubravë, ku ndodhej në vuajtje të dënimit për veprimtari atdhetare, si njëri prej organizatorëve të njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në trevën e Ferizajt, kur forcat serbe, duke shfrytëzuar si shkas bombardimin nga aeroplanët e NATO-s të këtij kampi, një pjesë e të cilit ishte shndërruar në bazë ushtarake të forcave serbe, zbrazën breshëri rafalesh të armëve në masën e të burgosurve, duke shkaktuar njërën prej masakrave më të mëdha në historinë e burgjeve e të kampeve të përqendrimit.

Nga kjo breshëri armësh ra edhe dëshmori Ahmet Hoxha. /Klankosova.tv