Musliu “lut” Haxhiun të heqë dorë nga kandidatura për kryekuvendare

Deputetja e betuar e PDK-së, Ganimete Musliu pak para seancës së 17-të konstituive, u prononcua për media.

Sipas gazetares Gremisa Latifi, Musliu deklaroi se qëndrimet e PDK-së për të votuar Albulena Haxhiun nuk kanë ndryshuar.

Po ashtu, sipas gazetares, Musliu “luti” Haxhiun që të heqë dorë së kandiduari për kryetare të Kuvendit. /klankosova.tv.