FOTO: Lagja ‘Kalabria’ e mbuluar me mbeturina, kështu ishte gjendja sot atje

Mbeturina të shumta shihen në lagjen “Kalabria”, ashtu si edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.

Në disa pamje të dërguara nga lexues të Nacionales, shihet se si ka qenë situata sot atje.

Theksojmë se kompania “Pastrimi” ka ndërprerë mbledhjen e mbeturinave në Prishtinë, kjo pas borxhit rreth 2.7 milionë euro nga komuna.

Në një njoftim të publikuar së fundi, kjo kompani njoftoi se nuk mund të vazhdojë ofrimi i shërbimeve.

“Për më shumë se pesë muaj, Komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura. Kjo situatë e ka bërë të pamundur mbulimin e kostove operative dhe vazhdimin e normal të ofrimit të shërbimeve” – u tha në një njoftim.