Rohde për Haxhiun: Lojtari që dështon, duhet të ndërrohet

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, dha kontribut të madh të premten që ekipi  i tij të mos pësojë humbje.

Ai u vu në krye të ekipit të përbërë nga kolegët e vet të stafit, por edhe nga ambasadat e Austrisë dhe Zvicrës, në përballje me futbollistë të rinj kosovar.

Por nga kjo ndeshje miqësore dedikuar ditëve të gjuhës gjermane e dha një porosi për klasën politike kosovare.

Sidomos Lëvizjes Vetëvendosje që në 16 seanca insistoi pa sukses në zgjedhjen e Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.

“Unë jam këtu në një fushë futbolli dhe një ndeshje zgjat 90 minuta. Nëse gjatë lojës nuk arrihet rezultati i dëshiruar, ndonjëherë duhet ndryshuar përbërja e ekipit”, ka thënë Rohde.

Nëse kjo ndodh, Rohde, thotë se ndërrohet edhe qasja në kërkim të rezultatit fitues.

Që nga 15 prilli, çdo të dytën ditë deputetët janë mbledhur për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por asnjëherë Haxhiu nuk ika marrë as votat e krejt deputetëve në të cilët ka llogaritur Lëvizja Vetëvendosje. /Klankosova.tv