Von der Leyen nga Tirana: Familja jonë evropiane shtrihet përtej kufirit të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë një mesazh nga Tirana në prag të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, duke theksuar përkatësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

Duke shpërndarë një fotografi të përbashkët me liderët e rajonit dhe të Bashkimit Evropian në platformën X, von der Leyen e cilësoi këtë takim si simbolik për bashkimin dhe vlerat e përbashkëta që ndajnë vendet evropiane – pavarësisht nëse janë apo jo pjesë e BE-së.

“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Është i pari në Ballkanin Perëndimor. Çfarë simboli i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet shumë përtej kufirit të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, ka shkruar der Leyen.