BIK-u njofton për përgatitjet për Haxh, kur do të jenë nisjet e para?

Bashkësia Islame e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje.

Aty është diskutuar për raportin e aktiviteteve të realizuara gjatë muajit Ramazan 2025 në Kosovë dhe në mërgatë, si dhe për parapërgatitjet e Haxhit 2025.

Në njoftimin e BIK thuhet se besimtarët e parë nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë më 24 maj.

“Kujtojmë se Bashkësia Islame e Kosovës ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura për Haxhin 2025 dhe për nisjen e haxhilerëve drejt vendeve të shenjta. Me lejen e Zotit, besimtarët e parë nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë më 24 maj 2025”, thuhet në njoftim.