Zelensky mbërrin në Ankara për bisedime me Presidentin Erdogan

Zelensky mbërrin në Ankara përpara bisedimeve me presidentin turk. Volodymyr Zelensky ka mbërritur në kryeqytetin turk, Ankara, për bisedime me Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti ukrainas ka zbritur nga avioni dhe është pritur nga anëtarë të ushtrisë turke në pistën e aeroportit.

Pasi zbriti nga avioni i tij, Presidenti Zelensky mbajti një fjalim të shkurtër në pistën e Aeroportit Esenboga në Ankara, Turqi.

Ai tha Ukraina është në kontakt me delegacionin amerikan në lidhje me bisedimet me Rusinë.

“Zyrtarisht, nuk jam në dijeni të nivelit të përfaqësimit të rusëve. Por nga ajo që kemi parë, ata duken si mbështetës zëvendësues.”

Presidenti shton se Ukraina do të vendosë për hapat e saj të mëtejshëm pasi të takohet me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.