“Do t`i paraqesim qëndrimet”: Cilat janë pritjet e partive nga takimi me presidenten?

Partitë politike nuk kanë pritje të mëdha nga takimi me presidenten Vjosa Osmani, i cili do të fillojë në ora 13:00. Përfaqësuesit e LVV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë bërë me dije se në këtë takim do t`i prezantojnë propozimet e tyre për nxjerrjen e vendit nga kriza institucionale.

Pas ndërprerjes së seancës se sotme, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bërë me dije se PDK-ja shkon në këtë takim me bindjen se vendi i duhet institucionet.

Optimizmi apo pesimizmi nuk janë atribute të cilat na ofrojnë zgjidhje. Ne po shkojmë me gatishmëri, po shkojmë me vullnet dhe po shkojmë bindje që vendi i duhet institucionet. Ju e pat këto ditë se ne humben shasinë për të qenë anëtar i Këshillit të Evropës për shkak të kësaj bllokade. Sepse sikur të kishim institucione ka mundur të jetë një realitet ndryshe”, ka thënë Krasniqi.

Edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është lajm i mirë që partitë po ulen të gjitha bashkë.

Ajo ka treguar se Abdixhiku në takim me presidenten, do të tregojë pse qeveria e tranzicionit është zgjidhja më e mirë.

Konsideroj që është lajm i mirë që partitë po ulen të gjitha së bashku të ftuara nga presidentja, edhe pse iniciativa me u ulë bashkë, ka qenë propozim i yni. Ndërkohë që po e presim takimin. Kryetari do të shpalos idenë me detaje të tjera, me shansën për ta argumentuar pse konsiderojmë që kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme për situatën ku gjedemi. Një qeveri gjithëpërfshirëse do të mund të bëhej komplet në rezultatin e votave, nuk kemi kërkuar dikastere, as nuk kemi kushte, por e kemi elaboruar pse kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme. Nuk kemi bërë trysni, ne nuk kemi kërkuar e as ushtruar presion që të votohet në formë të caktuar. Ka qenë qëndrim i partisë, ndaj të cilës ka pasur përkrahje”, ka shkruar Bajrami.

Kurse, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, nuk pret ndonjë rezultat nga takimi i sotëm i presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike parlamentare.

Në fakt, duhet të konsumohen edhe këto dy veprime: ftesa nga presidentja dhe një pyetje që ia kemi bërë Gjykatës Kushtetuese. Nuk kam ndonjë shpresë që do të zgjidhet diçka te presidentja, sepse partitë pulitke janë deklaruar para takimit”, është shprehu Berisha.

Pritja nga ky takim nuk ka as deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Ai ka deklaruar se kompetencat e presidentes nuk kanë ndonjë fuqi, duke folur për takimin e thirrur për sot nga Vjosa Osmani.

“Presidentja ka shpreh vullnetin që t’i takojë së bashku grupet parlamentar, partitë politike, por ju e dini që kompetencat e presidentes nuk kanë ndonjë fuqi që të ketë ndonjë mundësi që t’i përafrojnë partitë politike. Të shohim si do të rrjedhë ky proces”, ka deklaruar ai.

Takimi i presidentes Vjosa Osmani me liderët politikë do të mbahen në ora 13:00.

Shefja e shtetit ka falënderuar liderët politikë që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së saj.

Dje, ajo ka bërë me dije se ky është vetëm fillimi i njeri seri takimesh që kanë për qëllim zgjidhjen e ngërçit politik.

Unë i falënderoj liderët e politikës që janë përgjigjurf pozivisisht, kjo është vetëm fillimi i një serie takimesh. Do të vazhdojmë vcarësisht nga diskutimet nesër, do të vazhdojmë qoft në atë format, qofët në tjera, qoft një nga një me liderët e partive dhe si Presidencë jemi në zbatim në detyra kushtetuese. Neni 84 e përcakton që Presidenca garanton funksionimin kushtetues të institucioneve. Moskonstuituimi i Kuvendit rrezikon pikërisht funksionimin kushtetues të institucioneve, përçka edhe i kam ftuar liderët. Nuk dua t paragjykoj tash për rezultatet, por shpresoj që të vendoset parësore interesi i vendit. Kosova ka nevojë sa më parë për Kuvend. Ka shumë marrëveshje e ligje që nëse nuk ratifikohen pëson Kosova”, ka thënë Osmani.