Takimi me Presidenten, Bajrami: Abdixhiku do ta shpalos propozimin për Qeveri të tranzicionit me detaje tjera

Nënkryetarja dhe deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka folur lidhur me takimin e sotëm që do të mbahet mes Presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive.

Bajrami tha se është lajm i mirë që partitë po ulen bashkë, teksa shtoi se aty kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, do ta prezantojë propozimin e tij për Qeveri të tranzicionit, me detaje të tjera, shkruan Reporteri.net.

“Po e presim takimin për të parë se çfarë do të rezulton. Kryetari aty do të shkojë edhe njëherë dhe do të shpalos idenë me detaje të tjera, me shansën për ta argumentu se kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme. Mundet me argumentu pse ne po e konsiderojmë”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se nëse ka pajtim, takimet tjera do të jenë lidhur me afatin e listën e prioriteteve.

“ Nuk bëhet fjalë për ndarje të pozitave, sepse në fund besoj se kjo do të ishte e lehtë. S’kemi vendosur kushte, as s’kemi kërkuar digastere, e as nuk kemi diskutuar brenda për detaje të tilla… Anjëherë s’kemi bë trysni që deputetët e LDK’së që të votohet në formë të caktuar. Thjeshtë ka qenë qëndrim I partisë ndaj të cilit ka pasur përkrahje nga gjithë deputetët”, shtoi Bajrami./Reporteri.net