Kryeministri britanik viziton sot Tiranën, pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të pritet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Vizita e nivelit të lartë vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe pritet të kulmojë me nënshkrimin e një “Marrëveshjeje për partneritet strategjik” mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Takimi mes dy liderëve do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për media në orën 12:40. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Starmer do të vizitojë gjithashtu Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes – dy pika kyç të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Marrëveshja që pritet të nënshkruhet sot konsiderohet si një hap i mëtejshëm në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, duke ndjekur rrugën e trasuar nga takimi Sunak–Rama në 10 Downing Street në mars të vitit 2023.

Katër kolonat e kësaj marrëveshjeje të re janë:

1. Rritje ekonomike punësim

2. Biznes bashkëpunimi ekonomik

3. Rritje bashkëpunimi në fushën e sigurisë

4. Emigracioni, drejtësia dhe çështje të brendshme./Periskopi/