Retkoceri: Bekim Brestovci po mban joligjërisht dy drejtori në Komunën e Prishtinës

Asamblisti i PDK-së në Prishtinë, Luteim Retkoceri, ka ngritur akuza ndaj zyrtarit komunal Bekim Brestovci, duke thënë se ky i fundit mban joligjërisht dy pozita udhëheqëse në Komunën e Prishtinës.

I njejti këtë deklaratë e tha në emisionin “Kosova Live” gjersa po diskutohej për disa probleme tjera të Komunës.