Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Emiri i Katarit Sheikh Tamin bin Hamad al-Thani kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh pas takimit të tyre në Doha.
Çfarë u nënshkrua:
– Trump thotë se Qatar Airways ka vendosur një porosi “rekord” për 160 avionë nga “Boeing” me vlerë më shumë se 200 miliardë dollarë
– Një letër oferte dhe pranimi për dronët MQ-9B ishte gjithashtu mes marrëveshjeve sot
– Ata ranë dakord për një deklaratë të synimit për bashkëpunimin e mbrojtjes midis SHBA-së dhe Katarit
– U nënshkrua gjithashtu një deklaratë e përbashkët për bashkëpunimin mes dy vendeve