Guardiola nuk dorëzohet për sensacionin gjerman dhe e do me çdo kusht – Man City gati ta thyej rekordin prej 150 milionë euro

Manchester City humbi titullin në Angli dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon, por po përgatit një fushatë transferimesh “të zjarrtë” në verë.

“Qytetarët” po kërkojnë kryesisht një zëvendësues për Kevin de Bruyne, i cili do të largohet në fund të këtij sezoni pas dhjetë vitesh te Manchester City. Pep Guardiola i ka vënë syrin Florian Wirtz (22 vjeç), i cili po bën sensacion te Bayer Leverkusen. 

Ish-kampioni anglez është në betejë të drejtpërdrejtë me Bayern Munich për transferimin e mesfushorit gjerman dhe po përgatit një ofertë të bujshme për t’u përballur me gjigantin bavarez. 

Zyrtarët e Manchester Cityt janë gati të bëjnë një ofertë afër shumës së kërkuar nga Bayer Leverkusen, pra 150 milionë euro, shumë më tepër se ajo që ofron Bayern Munich, pra 100 milionë euro, shkruan gazetari Christian Falk nga Bild. 

Nëse transferimi realizohet, atëherë Florian Wirtz ka një shans të mirë për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Manchester Cityt.

Aktualisht, rekordin e mban Jack Grealish, i transferuar nga “qytetarët” nga Aston Villa për 117.5 milionë euro. 

Kohët e fundit, shtypi britanik shkroi se Florian Ëirtz ka fluturuar tashmë për në Mançester me prindërit e tij për të zhvilluar negociata me Pep Guardiolën. 

Wirtz ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayer Leverkusenit sezonin e kaluar, ku klubi kishte shumë suksese.  

Mesfushori ka bërë 43 paraqitje në të gjitha garat për Bayer Leverkusen, duke arritur të shënojë 16 herë dhe të japë 13 asiste të tjera.