Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka uruar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj e ka cilësuar këtë fitore si një sukses jo vetëm për Shqipërinë, por edhe si një moment krenarie për gjithë shqiptarët, duke vënë në pah pjekurinë demokratike dhe besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.
“E uroj nga zemra mikun tim të çmuar dhe të Kosovës, Kryeministrin Edi Rama, për fitoren e madhe në këto zgjedhje. Kjo fitore është jo vetëm një sukses për Shqipërinë, por edhe një moment krenarie për gjithë shqiptarët,” ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka theksuar se Shqipëria, si aleati më i ngushtë i Kosovës, mbetet një shtyllë e fortë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë, duke shprehur gjithashtu shpresën që gjatë këtij mandati të katërt, Kryeministri Rama të përmbyllë me sukses rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Hoxhaj ka shtuar se Shqipëria meriton vendin e saj në familjen evropiane, ndërsa ka vlerësuar punën dhe angazhimin e Kryeministrit Rama në këtë drejtim.
“E uroj nga zemra mikun tim të çmuar dhe të Kosovës, Kryeministrin Edi Rama, për fitoren e madhe në këto zgjedhje. Kjo fitore është jo vetëm një sukses për Shqipërinë, por edhe një moment krenarie për gjithë shqiptarët, duke dëshmuar pjekurinë demokratike dhe besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor. Si aleati më i ngushtë i Kosovës, Shqipëria mbetet themel i bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë. Uroj që gjatë këtij mandati të katërt, Kryeministri Rama ta përmbyllë me sukses rrugëtimin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe Shqipëria ta merr vendin që e meriton në familjen evropiane.”, ka shkruar Hoxhaj.