Gjenden mjete të pashpërthyera në Kaçanik e Ferizaj, shpërthehen në mënyrë të kontrolluar

Dy mjete të pashpërthyera janë gjetur- një në Kaçanik e një në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se në vendngjarje kanë dalë njësitet e deminimit të FSK’së dhe kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar. Në Ferizaj ka dalë edhe njësiti i KFOR’it.

“GJETJE E MJETIT TË PASHËRTHYER- Kaçanik 13.05.2025, 20:30. Eshtë raportuar se ankuesi mashkull kosovar kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i deminimit të FSK-së dhe është bërë shpërthimi i kontrolluar i mjetit të pashpërthyer.”

“Ferizaj  13.05.2025, 14:11. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit për deminim i KFORI-it dhe FSK-së dhe kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar.”