Gjuajtjet me kallash në rrugën “Muharrem Fejza”: Në vendin e ngjarjes u gjetën 22 gëzhoja

Prishtina u trondit të martën në orët e para të mëngjesit, nga të shtënat me kallash në rrugën “Muharrem Fejza”.

Policia sot ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur 22 gëzhgoja.

Njoftimi:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM, POSEDIM&PËRDORIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Prishtinë / 12.05.2025-23:53. Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe konfiskuar 22 gëzhoja. Si pasojë e të shtënave, janë dëmtuar dy vetura me targa vendore. Lidhur me rastin, është informuar dhe konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.