Ish-kryetari i Apelit: Presidentja s’mund të imponojë ide – konsensusi do të ishte sukses i madh

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit dhe aktualisht avokat, Hasan Shala, ka komentuar ngërçin institucional në të cilin ndodhet vendi, pas dështimit të 15-të për konstituimin e Kuvendit.

Shala ka vlerësuar se ftesa e Presidentes Vjosa Osmani drejtuar partive parlamentare për takim konsultativ është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

“Situata në të cilën gjendemi, varte është e pakuptimit. Duke marrë parasysh se partitë politike marrin pjesë në zgjedhje për ta fituar pushtetin. Ndërsa, tani si duket nuk kanë vullnet t’i themelojnë apo konstituojnë institucionet shtetërore, në mënyrë që qytetari të ketë atë vullnetin e tyre të realizuar përmes institucioneve”, ka thënë Shala.

Sipas tij, ftesa e presidentes për takim është një akt legjitim dhe kushtetues.

“Sa i përket ftesës së presidentes, konsideroj që është ftesë në kuadër të Kushtetutës, ngase neni 84 i Kushtetutës së Kosovës i ka përcaktuar saktë të gjitha kompetencat… që është edhe garantimi i funksionimit të institucioneve shtetërore. Prandaj pasi tani nuk janë duke u themeluar institucionet, duke i nis prej Kuvendit, se pas derivojnë edhe institucionet e tjera. Atëherë kemi një farë vakuumi institucional, për shkak të cilit nuk po mundemi të veprojmë”, ka shtuar Shala.

Sipas Kushtetutës, Shala ka thënë presidentja nuk ka të drejtë t’ua imponojë vullnetin partive politike.

Por, sipas tij, nëse arrin të ndërmjetësojë një konsensus për të dalë nga kjo situatë, atëherë kjo do të përbënte sukses.

“Edhe sipas Kushtetutës, nuk ka të drejtë presidentja të ua imtojnë vullnetin atyre. Krejt qëllimi i presidentes duhet të arrij një konsensus mes partive. Nëse e arrin ky është suksesi më i madhi. Nëse presidentja nuk ka kompetencë të imponojë një vullnet ose ide të saj…

Nëse arrin vetëm një konsensus, si të dalim nga kjo situatë, e konsideroj si sukses të presidentes”, ka thënë Shala në RTVDukagjini.