FFM vendos për një fund të unifikuar sezoni përpara finales së Kupës, njofton Telegrafi.
Java e 33-të dhe e fundit e sezonit në elitën e futbollit vendor (LPFM) do të luhet e gjitha ditën e shtunë, më 17 maj. Kjo është vendosur nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, me qëllim që të lihet hapësirë për finalen e Kupës së Maqedonisë.
Në këtë javë të fundit të sezonit, në fushë do të zbresin katër duele interesante: Brera përballet me Rabotniçkin, Pеlisteri pret Besën, Shkëndija luan ndaj Sileksit, ku pas mbylljes së takimit do ti dlrëzohet kupa e kampionit, ndërsa Tikveshi mat forcat me Strugën Trim & Lum.
Ndërkohë, dy ndeshje nuk do të zhvillohen dhe do të regjistrohen me rezultat zyrtar 3:0: Vardari kundër Gostivarit dhe Voskа ndaj Shkupit.