Ancelotti merr një pagë rekord me Brazilin – kalon edhe emra të njohur që janë përzgjedhës të kombëtareve

Carlo Ancelotti do të marrë detyrën si përzgjedhës i Brazilit më 26 maj, pas përfundimit të angazhimeve të tij me Real Madridin.

Trajneri italian, i cili ka pasur një periudhë të suksesshme në krye të klubit spanjoll, do të marrë zyrtarisht rolin e përzgjedhësit pasi të përfundojë sezoni i tij aktual me klubin mbretëror. 

Ancelotti ka nënshkruar një kontratë me Konfederatën Braziliane të Futbollit (CBF) me vlerë 770,000 euro në muaj, duke e bërë atë trajnerin më të paguar në historinë e Brazilit. 

Sipas ESPN Brazil, kjo shifër arrin në mbi 9.2 milionë euro bruto në vit, më shumë se dyfishi i asaj që fitonin paraardhësit e tij Tite dhe Dorival Junior. 

Kjo është paga më e lartë e një përzgjedhësi në top kombëtaret më të forta në botë. 

Ancelotti do të paguhet më shumë se sa Thomas Tuchel (Angli), Luciano Spalletti (Itali), Didier Deschamps (Francë), Luis de la Fuente (Spanjë).