“Të mbarojnë një herë”, Rama ende s’e komenton rezultatin historik

Kryeministri shqiptar Edi Rama është rikthyer në selinë e Partisë Socialiste të martën paradite.

Në hyrje të selisë është takuar përzemërsisht nga një grua e moshuar e cila e ka uruar për suksesin në zgjedhjet e 11 majit, shkruan A2 CNN.

I pyetur nga gazetarët për një koment për rezultatin, Rama është përgjigjur i buzëqeshur: “Të mbarojnë një herë zgjedhjet, pastaj”.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka siguruar mandatin e katërt, me një rezultat historik, pasi projeksioni i deritanishëm i jep plot 82 mandate.

Partia Demokratike parashikohet të marrë 52 mandate, Partia Social Demokrate 3 mandate, ndërsa nga 1 mandat duket se do të marrin edhe Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Shqipëria Bëhet